Subscribe

Video-përgjimi i publikuar ne 24 orët e fundit i ka dhënë liderit te opozitës Lulzim Basha një argument te shtuar për te sulmuar qeverinë dhe prokurorinë se po bëjnë gjithçka për te mbrojtur vëllain e ministrit te brendshëm

 

Kryeministri, ministri i brendshëm, kreu i grupit parlamentar, prokurorja e përgjithshme, drejtori i përgjithshëm i policisë kanë komplotuar së bashku, drejtpërdrejt për të manipuluar të vërtetën, për të mbrojtur një trafikant droge Agron Xhafajn, dhe vëllain e tij Ministrin e Brendshëm.

 

Basha ka sulmuar ashpër edhe strukturën e cila zbardhi rastin babale pjese e te cilës duket se është edhe një ish-agjent i FBI.

 

Dje Edi Rama e pranoi vetë ekzistencën e këtij shteti privat kur deklaroi publikisht se ai ka një strukturë të posaçme hetimore që i shërben atij personalisht. Mbrëmë të gjithë shqiptarët panë fytyrën e këtij shteti privat dhe përbërjen e kësaj strukture: deputetë, drejtorë të policisë, prokurorë që fabrikojnë prova dhe dëshmitarë për të shpëtuar kriminelët.

 

Sipas Bashes zhvillimet e ditëve te fundit faktojnë se krimi nuk mund te luftohet me Edi Ramen, Fatmir Xhafaj e Arta Markun.

 

Në Shqipëri drejtësia e korruptuar është kthyer në drejtësi kriminale. Deri dje njerëzit u paguanin para prokurorëve dhe gjyqtarëve, sot duhet të jesh i lidhur ose me Edi Ramën ose me kriminelët që të marrësh drejtësi.

 

Në video-përgjimin e publikuar nga Ervin Salianji, Fredi Alizoti pretendonte se vetëm drejtori i policisë Ardi Veliu e kishte marrë me makinë për ta çuar në prokurori.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *