Subscribe

Situata konflikuale politike në Shqipëri ka qenë në qendër të diskutimeve që kryetari demokrat Lulzim Basha, gjatë takimeve me krerë të institucioneve të Bashkimit Europian. Në takimet me Presidentin Joseph Daul, Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian David Mcallister, me komisionerin Johannes Hahn, e zyrtarë të tjerë të lartë, sipas Bashës mbizotëroi shqetësimi për kapjen e drejtësisë dhe devijimin e reformës së saj nga kryeministri Rama, me qëllim mbylljen e dosjes “Tahiri”.

 

 “Dhe unë nuk kam pikë dyshimi se partnerët e kanë kuptuar që, përtej fjalëve të bukura, propagandës, Edi Rama, përfaqëson atë që këta  tani e masin vetë pas 5 vitesh të tij në pushtet, më shumë drogë eksportohet prej tij, më shumë krim eksportohet nga Shqipëria drejt Europës prej tij dhe më shumë emigracion i paligjshëm. Ky është produkti i Edi Ramës në raport me Europën.”

 

Pavarësisht klimës politike, Basha tha se opozita mbështet çeljen e negociatave të anëtarësimit mbi bazën e meritës.

 

“Nëse kjo është vetëm çështje e vullnetit politik, për t’i çuar gjërat përpara, atëherë ne do të insistonim që me vullnet politik Shqipërisë t’i hapen negociatat, pavarësisht se kemi të bëjmë me një qeveri të dështuar në të 5 prioritetet, por ne e dimë fare mirë se nuk është thjesht dhe vetëm çështje e vullnetit politik, se shumë vende anëtare dhe institucionet e konsiderojnë këtë në vetvete një proces për të nxitur reformat. Dhe të gjithë janë të shqetësuar se reformat jo vetëm nuk po ecin, por po shkojnë mbrapa, siç është rasti i reformës në drejtësi, kur shpërfillen rekomandimet e ONM, pse, për të kapur KLGJ, për të kapur KLP, që nesër të kontrollohet SPAK-u për të njëjtat arsye që po ndryshon Rregulloren e Parlamentit: që asnjë politikan i inkriminuar të mos shkojë para drejtësisë, por të mbrohet siç po mbrohet Saimir Tahiri.”

 

Në takimet me drejtuesit më të lartë të Partisë Popullore Europiane, Basha konfirmoi qëndrimin e opozitës se zgjidhja politike për Shqipërinë është një qeveri antimafia e çliruar nga krimi, që do t’i japë vendit zgjedhje të lira e të ndershme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *