Situata e kriminalitetit në Shkodër, ishte në qendër të takimeve që lideri demokrat Lulzim Basha, zhvilloi me banorët në veri.

 

“Ke të drejtë të kesh frikë se këtu bandat të hanë kokën e njëri-tjetrit thotë kryeministri, hënkshin kokën e njëri-tjetrit thotë ai. Po ashtu është edhe Policia për çfarë paguhen, për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Ajo ngjarje e rëndë duhet zbardhur ose në të kundër ka gisht shteti”

 

Në Bashkëbisedimin me banorë të Malësisë së Madhe, Basha vuri në dukje largimet masive të të rinjve nga kjo zonë, një pasojë që sipas tij vjen nga diktati i qeverisë.

 

Edi Rama ka instaluar një diktaturë të re, por diktaturën e hajdutëve dhe të kriminelëve. Aty ku janë këto, nuk nderohet puna e të ndershmit, Këto janë arsyet se pse të rinjtë. Regjimi i Edi Ramës është një regjim i mbaruar politikisht, prandaj vërtitet si kufomë politikë dhe nuk di se çfarë flet. Ai është një njeri i mbaruar në sytë e shqiptarëve dhe të botës.

 

Kryeministri Rama sipas Bashës është i mbaruar politikisht, ndërkohë që ai ka ftuar banorët e Malësisë së madhe ti bashkohen protestës së opozitës në 13 prill.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *