Basha: Ndërkombëtarët si Taulant Balla

Nje dite pas qëndrimit te forte te Ministrit te Jashtëm gjerman, lideri i opozitës Lulzim Basha, ka deklaruar se opozita nuk tërhiqet nga kërkesa per krijimin e një qeverie teknike. Basha ka përmendur ndërkombëtaret qe flasin me gjuhen e socialistit Taulant Balla, duke theksuar se sot është me i gëzuar se nje dite me pare.
“Sado recitime nga goja e Taulantit apo nga dora e Taulantit të bëjë çdo kush, dhe në çfarëdo gjuhe në Tiranë, këtu do të ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe vetëm qeveri teknike për ti garantuar ato. Por e vërteta përfiton nga kjo përplasje me gënjeshtrën. Prandaj, sot jam edhe më i qetë edhe më i gëzuar se dje, sepse duke u përplasur me gënjeshtrën, duke u përplasur me të pavërtetën, prekim thellësinë dhe lartësinë e kauzës popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme.”
Basha i është kundërpërgjigjur edhe rivalit te tij politik Rama, i cili nje dite me pare publikoi faturën e vete Bashes, për te argumentuar se çmimi i energjisë nuk është rritur.
“Tani ky bylmezi, bashkë me një qymez, paskan nxjerrë faturën time të energjisë, se s’duan t’ia dinë për ligje, fare. Ndërsa marrin faturën e kryetarit të opozitës, merreni me mend se çfarë bëjnë me faturat tuaja. Shteti i leshit! Kam marrë kritikë nga një gazetare për këtë term, që e vlerësoj shumë. Ndaj, po themi shteti i akrelikut, se leshin e ka shumë, se leshi është bio të paktën. Po pse more gomar e zog gomari, për faturën time u ankova unë? Për faturën timë jam unë këtu? Po unë s’jam këtu për faturën time. Se në fakt është e vërtetë që për ata që harxhojnë mbi 300 kv i ke ulur çmimet. Unë e kam fjalën për 75% të shqiptarëve që janë shtresa më e varfër dhe këtë thash dje, dhe këtë thamë dje, se këta paguajnë më shumë, paguajnë më shumë dhe këtë s’e luan as topi”.
Ne ditën e 60 te protestës, Basha ka theksuar se nuk do te këtë asnjë tërheqje dhe qeveria teknike mbetet kusht i patjetërsueshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Fjalen e ploteë te kryedemokratit mund ta ndiqni ne videon e meposhtme:




