Kreu demokrat Lulzim Basha i është bashkuar protestës së opozitës tek Drejtoria e Policisë së Tiranës.

 

Në fjalën e mbajtur Basha deklaroi se përdorimi I gazit lotsjellës nga ana e policisë është një akt kriminal. Ai tha se vetëm në pak orë junta e kryeministrit Rama e shëndrroi Tiranën në një fushë-betejë me protestuesit.

 

Basha theksoi se opozita nuk do të ndalet deri në rrëzimin e qeverisë.

 

“Vetëm pak orë më parë e gjithë qendra e Tiranë, rrugët e sheshet, shtëpitë e tiranasve u mbushën nga dozat luftarake të gazit helmues dhe gazit lotsjellës, që ishte akti kriminal, me të ciliin kjo juntë kriminale u përgjigjet aspiratës së shqiptarëve për liri e demokraci. E kanë të kotë. Populli, opozita, shqiptarët nuk ndalen.  Javë pas jave e muaj pas muaji që nga dita kur Edi Rama e mori pushtetin me bandën e krimit është asgjësuar cdo institucion. Parlamenti ishte I pari që ra. Në ato karrige ulen sot figurina që janë zgjedhur me gishtat, duart, mendjet e krimit dhe jo me votën e lirë të shqiptarëve. Ata nuk përfaqësojnë as demokratët, as socialistët, por faqen e zezë, llumin që e ka marrë peng këtë vend.”

 

Duke e quajtur një juntë qeverinë, Basha tha se ajo I ka orët e numëruara pasi sipas tij, e e gjithë Shqipëria është e bashkuar me opozitën.

 

“E gjithë Shqipëria e bashkuar kundër një grushti horrash që përmes një grushti shteti kanë instaluar juntën në vend. Junta I ka orët e numëruara, Maduro I Ballkanit I ka orët e numëruara. Skenari I dhunës që vuri dje në lëvizje me kriminelë të veshur me uniform, me kriminelë të tjerë të infiltruar në turmën e protestuesve paqësorë, skenari I shërbeu Ramës vetëm për të treguar para botës se I vetmi I interesuar për dhunë është kreu I Juntës.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *