E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Rama i jep miqve miliona euro

Kreu i partisë demokratike ka postuar këtë te diele një video qe sipas tij tregon abuzimet me tenderat. PD ka llogaritur se prej ardhjes në pushtet, qeveria e Edi Ramës ka tenderuar 2.7 miliard euro.

 

Në videon e publikuar nga kryetari i demokrateve Lulzim Basha, abuzimi me tenderat ndahet në 3 zëra kryesorë: 900 milionë euro ose 1 në 3 tendera zhvillohet pa garë. 753 milionë euro kanë shkuar për fasada dhe luks ndërsa 252 milionë euro për klientët, miqtë dhe familjen e Edi Ramës.

 

Basha rendit 5 prej formave më të përdorura të abuzimit me tenderat. Ne fund Basha thekson se paketa kundër korrupsionit dhe oligarkisë dhe ligji i ri antimafia do të bëjnë të mundur që askush te mos e gëzojë pasurinë e vënë me korrupsion.

Vazhdo të lexosh

Reklamë