E hënë, 21 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha: Rama i gënjeu shqiptarët e Preshevës

Kreu i opozitës ka akuzuar faktorë të huaj, të cilët sipas tij punojnë kundër interesit madhor të shqiptarëve, realizimin e zgjedhjeve të lira. Lulzim Basha, pa përmendur emra, tha se janë mercenarë që paguhen nga paratë e drogës.

 

“Sot nga ky shesh i them Edi Ramës dhe mercenarëve të tij, që paguan me paratë e drogës, shqiptarë dhe të huaj, zyrtarë të shkarkuar për korrupsion nga qeveritë e tyre, që me paratë e drogës lehin kundër zgjedhjeve të lira, se ne jemi të vendosur ta shporrim këtë tirani.”

 

Reklamë

Në ditën e 37 të protestës, Basha theksoi se beteja opozitare synon ndërtimin e një Shqipëria që mishëron vlerat euroatlantike.

 

Opozita prej 18 Shkurtit ka nisur protestën pa kthim, deri në plotësimin e kërkesës së saj për rrëzim të qeverisë “Rama”, ngritjen e një ekzekutivi teknik, që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

 

Më shumë video

Reklamë