E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Rama firmosi fundin politik

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi kundër burgosjes së aktivistëve të opozitës dhe tha se kjo është shenja e frikës nga protesta e ardhshme e opozitës. Ne një status ne rrjetet sociale Basha shkruan se “me akte të tilla të ndalimit edhe ne natën e ndërrimit të viteve, Edi Rama nuk bën gjë tjetër veçse po firmos me shpejtësi fundin e tij politik.

 

Por sipas Policisë së Shtetit, ne protestën e opozitës ne datën 18 dhjetor disa persona u proceduan për kundërshtim të punonjësve të policisë.

 

Reklamë

Blutë theksojnë se ne çdo pike të kalimit kufitar, sistemi TIMS verifikon këta persona dhe më pas lajmërohet oficeri i policisë gjyqësore që ndjek çështjen. Një praktike e tille, sipas policisë, është një procedure normale, ndërsa personat e kallëzuar ndiqen nga Prokuroria e Tiranës.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë