E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha: Rama është mbërthyer pas Instagramit, prandaj nuk sheh dot sa e rëndë është gjendja

Teksa kryeministri Edi Rama i kërkoi sqarime për të shkuarën e tij si hetues i UÇK, lideri i opozitës Lulzim Basha ju përgjigj duke e fokusuar vëmendjen tek pandemia. Ai tha në rrjetet sociale se shefi i qeverisë merret me Instagram-in dhe jo me hallet e popullit.

 

“Rama vazhdon cicërimat në vend që të bëjë detyrën. Shqipëria është në kulmin e infektimit ndërsa Rama është mbërthyer pas Instagramit. Po të shkulej nga Instagrami, do ta shihte sa e rëndë është gjendja. Të sëmurët, familjet dhe mjekët i ka braktisur pa asnjë ndiihmë. Rama shkatërroi ekonominë dhe tani po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Edhe sa shqiptarë duhet të humbin jetën për fajin e tij?”

 

Më herët, Lulzim Basha deklaroi se spitalet janë në kolaps, por një gjë e tillë u mohua nga Edi Rama.

Më shumë video

Reklamë