Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha e ka cilësuar dështimin e radhës së qeverisë Rama bllokimin e aeroportit ndërkombëtar të Rinasit. Gjatë një takimi me mbështetës të PD në Lushnjë, Basha ka deklaruar se për 8 vite kryeministri Rama ka dështuar në çdo sektor.

LULZIM BASHA

KRYETR I PD

“Edhe kjo që po ndodh me aeroportin nuk është gjë tjetër veçse dështimi i radhës së një njeriu që ka vënë interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari.”

Basha u ka bërë apel qytetarëve të Lushnjës të votojnë Partinë Demokratike në 25 prill.

 “Mos harroni se ndryshimi është në dorën tuaj, është në votat e bashkimit tuaj që me 25 prill duhet të jetë shembullor dhe europian. Në dorën time dhe në dorën tonë është t’ju përfaqësojmë denjësisht. Në dorën tonë është të rihapim rrugën e Shqipërisë anëtare e Bashkimit Europian, e Shqipërisë me ekonomi që rritet, që  prodhon vende pune, që siguron paga, që e mban rininë këtu afër familjeve tyre duke ju dhënë mundësinë të arsimohen, të punësohen duke risjellë gëzimin në vatrat tona, duke ,larguar stresin, varfërinë dhe papunësinë e këtyre 8 viteve.”

Kreu i PD ka takuar qytetarë e biznesmenë të këtij qyteti të cilëve u ka premtuar ndryshimin e situatës ekonomike.

 

“Mbylljani derën të keqes. Janë vendimtare këto zgjedhje, vendimtare për familjen tuaj, për sipërmarrjen tuaj, për fëmijët e Lushnjës e të gjithë Shqipërisë. Pra të votojmë të gjithë bashkë për ndryshimin.”

 

Basha ka theksuar se programi i PD garanton zhvillimin e ekonomisë, hapjen e vende të reja të punës e paga më të mira.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *