Subscribe

Lulzim Basha e ka denoncuar disa here Edi Ramen si përgjegjës per mungesën e konsensusit per reformen ne drejtësi dhe ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, lideri i opozitës ka sjelle edhe nje argument te ri per këtë. Per here te pare, Basha ka zbardhur negociatat me ekspertet amerikane per ligjin per byronë e hetimit, ligj per te cilin opozita ka dhënë dakordesine qe ne muajin nëntor, ndërsa qeveria e ka bllokuar. Duke qene se byroja e hetimit eshte institucioni kyc per luftën kundër korrupsionit per zyrtaret e larte Basha ka sfiduar kryeministrin nese e ka seriozisht vullnetin per te miratuar reforme ne drejtësi. Por reforma ne drejtësi, nuk eshte e vetmja çështje qe shqetëson opozitën, koncesionet te cilat vazhdimisht janë denoncuar nga foltoret e pd jane problem me i madh per Lulzim Bashen. Ai ka numëruar me radhe koncesionet qe sipas tij, nuk i kane sjelle asnjë shërbim te përmirësuar qytetareve, duke u ndalur veçanërisht tek çështja e hidrocentralit te Skavices. Edhe koncesioni i TVSH është nje rast korrupsioni për Lulzim Bashen. Basha ka paralajmëruar se seanca e kësaj jave është arena ku do te kulmoje aksioni i opozitës ndaj koncesioneve korruptive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *