Basha-qytetarëve: Solidarizohuni me studentët, çojini ushqime e mbulesa

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar që qytetarët e Tiranës të solidarizohen me studentët të cilët po qëndrojnë para kryeministrisë.
Përmes një statusi në Facebook, lideri i opozitës ka kërkuar nga qytetarët që tu dërgojnë ushtrim dhe mbulesa.
“Dhjetëra studentë kanë vendosur të kalojnë natën para ndërtesës së Kryeministrisë në të ftohtë. Po ju drejtohem si prind qytetarēve të Tiranës: studentët që kanë vendosur në mes të të ftohtit të kalojnë natën jashtë në kushte të padurueshme. Mendoni si për fëmijët tuaj, sot duhet t’u çojmë atyre mbulesa dhe ushqim. Ndërsa nesër ftoj të gjithë prindërit, qytetarët t’ju bashkohen protestës së tyre. Është protestë për dije, është protestë për dinjitet, është protestë për një të ardhme më të mira për ta. Tashmë ajo është edhe një protestë kundër arrogancës dhe shpërfilljes ekstreme të një qeverie që i ka braktisur me kohë njerëzit.”




