E mërkurë, 7 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Basha-qytetarëve: Fitorja përballë qeverisë, investim për fëmijët e të ardhmen/ Video

Kreu demokrat, Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opoozitës këtë të shtunë.

 

Reklamë

Në një postim në “Facebook”, pak orë para fillimit të protestës, Basha shprehet se fitorja përballë qeverisë do të jetë një investim I sigurt për fëmijët dhe të ardhmen e tyre.

 

Reklamë

Më tej, Basha ripërsërit qëndrimin se nuk do të bëj asnjë hap pas.

 

“Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria për ta çuar këtë betejë drejt fitores së sigurtë, është investimi më krenar për fëmijët, për të ardhmen e tyre dhe të cdo shqiptari. Të rinj e të reja, studentë dhe profesionistë, pedagogë, artistë, intelektualë, mjekë, infermierë dhe mësues, sipërmarrës të ndershëm dhe fermerë, pensionistë dhe të papunë, familjarë, prindër dhe bij e bija të shqiptarëve, mirësevini sonte në bashkimin popullor dhe qytetar në orën 19:00 në Tiranë. Asnjë hap pas! #8qershor #ShqipëriaSiEuropa”

Vazhdo të lexosh

Reklamë