Kryedemokrati Lulzim Basha kërkoi edhe një herë testimin masiv të mësuesve para nisjes së vitit të ri shkollor. Teksa të hënën nxënësit do të rikthehen në shkolla, Basha tha se masat e marra nga qeveria për këtë rifillim në kohë pandemie janë gjysmake.

 

“Shpreh dhe njëherë shqetësimin për masat gjysmake të marra nga qeveria për fillimin e vitit të ri shkollor.  Ruajtja e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve duhet të jetë parësore në situatën kur numri i të prekurve me COVID-19 vazhdon të jetë i lartë. Për këtë, edhe njëherë i kërkoj qeverisë të nisë urgjentisht testimin masiv të mësuesve para fillimit të vitit të ri shkollor. Identifikimi dhe parandalimi i rasteve me COVID-19 nga stafi pedagogjik është tejet i rëndësishëm për të parandaluar zinxhirin e infektimit. Veç kësaj, procesi mësimor me disa turne e bën të domosdoshme rritjen e numrit të mësuesve në dispozicion të zhvillimit normal të shkollës.”

 

Gjithashtu, Lulzim Basha shtoi se për mësuesit duhet të ketë edhe shpërblime për shkak të ngarkesës që do të kenë këtë vit. Ai deklaroi se është koha të merren masa urgjente dhe konkrete për të mbrojtur jetën e nxënësve dhe mësuesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *