Basha: Qeveria me dy standarte
Kreu demokrat Lulzim Basha ftoi shqiptaret qe ne 27 janar t’i bashkohen protestës se opozitës per t’i dhene fund qeverisjes se Edi Rames. Nga Korça, lideri i opozitës deklaroi se qeveria po punon me dy standarte, nga nje ane favorizon klientët dhe bandat dhe nga ana tjetër rendon me taksa qytetaret. Sipas Lulzim Bashes lidhjet e Rames me kompaninë ARMO dëmtojnë qytetaret dhe punonjësit e saj.
“Zgjedh të rrisë çmimin e energjisë elektrike, zgjedh të rrisë çmimin e naftës, që të marrë me një dorë 220 milionë euro ARMO, pra, Edi Rama me Beson me shokë, dhe 50 milionë euro taksa të papaguara që do të mjaftonin që të gjithë të rinjtë që dalin nga shkolla, afër 30 mijë në vit, të paguheshin një vit nga shteti me 300 mijë lek të vjetra në muaj për të bërë stazhe.”
Ne takimin me banore te Korçës, Basha deklaroi se prioriteti me i madh i Edi Rames është te vere nen kontroll drejtësinë per te garantuar paprekshmërinë e çdokujt me te cilët mban pushtetin.
“Ne sot kemi një prokuror të emëruar pa vetting. Përse? Për t’i kthyer pasaportën Sajmir Tahirit, për të prishur gjyqin e Emiljano Shullazit, për të bërë të pakapshëm Klement Balilin, i cili bredh nën hundën e policisë, nga mesi i Tiranës ne lokalet e Sarandës.”
Nga juglindja, kryetari demokrat u shpreh se protesta e 27 janarit synon ti japë fund eksodit te shqiptareve, te cilët nuk shohin te ardhme ne vendin e tyre.




