Subscribe

Kryedemokrati Lulzim Basha u zotua që kur të vijë në qeveri, do t’u japë mundësinë edhe emigrantëve të votojnë.

 

Gjatë një vizite në një familje që ka kaluar COVID-in, Basha akuzoi mazhorancën se ishte ajo që e pengoi këtë mundësi për zgjedhjet e prillit.

 

“Tjetra që është shumë e rëndësishme është që ne do t’ua mundësojmë votimin. E kemi zotim që në zgjedhjet e ardhshme qeveria jonë do të mundësojë votën e emigrantëve kudo ku jetojnë përmes sistemit elektronik. Kemi që në vitin 2016 që luftojmë dhe ne do ta bëjmë realitet. Këta e lanë me kastile, e lanë pa votuar fare, ne do ta bёjmё realitet. Por mё e rëndësishmja ёshtё se vota e emigrantëve qё ёshtё shumë e rëndësishme nё vetvete, tё fillojmë t’i krijojmë kushtet qё ata qё kanё dëshirë tё kontribuojnë nё vendin e tyre, tё kenë mundësi tё kthehen.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *