Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
10 May 2026
Vizion fokus

“EU4Municipalities II”, Rama: Mbështetje e BE për modernizimin e...

Raporti i Komisionit Europian, Rama: Negociatat kanë avancuar, Shqipëria...

Putin: Lufta po i afrohet fundit! I gatshëm të...

Vijon konflikti Hezbollah-Izrael, nëntë të vrarë nga sulmet në...

Mijëra nxënës shkollash në Gjermani protestojnë kundër shërbimit ushtarak

Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran

Uashingtoni pret përgjigjen e Iranit ndaj propozimit për paqe

Arrinte vlerën e 800 milionë eurove, publikohen pamjet e...

Kryeministri britanik, Keir Starmer nën presion pas humbjeve të...

Nis qeverisja e Magyar në Hungari, betohet qeveria dhe...

Basha: Qeveria dështoi me pandeminë, prioriteti im është punësimi

4 Janar 15:31

Kryetari i demokratëve Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se nuk ka një plan të qartë për përballimin e pandemisë. Gjatë një takimi me gjimnazistë të kryeqytetit, Basha ka sjellë shembullin e vendimit për hapjen e shkollave për të ilustruar argumentin se kryeministri Rama ka dështuar në marrjen e masave për mbrojtjen e qytetareve.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

“Megjithatë dua t’ju them se këto dështime dhe pastaj përgjigjet pa plan, kaotike siç ishte ajo e kalimit nga regjimi normal mësimor në regjimin e pjesshëm, që ndodhi brenda 24 orëve, kur 24 orë më parë kryeministri tha nuk ka problem, shkollat kështu siç janë, pas 24 orësh del ministria vetë dhe tha jo duhet mbyllur dhe duhet filluar pjesërisht, këto do të marrin fund. E vetmja gjë, e vetmja diferencë midis situatës ku jemi sot dhe situatës që mund të kishim, në qoftë se do të ishin marrë këto masa, është një qeveri e përgjegjshme.”

 

Masat që opozita propozoi në shtatorin e vitit të kaluar përfshinin nga rritja e testimeve, dhe vaksina kundër gripit tek mbështetja financiare për bizneset e shtresat më të varfra të shoqërisë.

 

“Ne sigurisht atë plan që i vumë në dispozicion qeverisë, jemi të gatshëm ta nisim ta zbatojmë prej ditës sonë te parë të marrjes së përgjegjësive të qeverisjes së vendit. Është plotësisht e përballueshme në qoftë se prioriteti jeni ju dhe për mua ju jeni prioriteti. Ju te dhjetë këtu, dhe jo 10 oligarkët dhe qindra e mijëra të tjerë si ju, të jeni të sigurt që do të marrim të gjitha masat që të paktën standardet që sigurojnë vendet e tjera të rajonit për sa i përket arsimit parauniversitar, por edhe atij universitar, t’u garantohen edhe të rejave edhe të rinjve shqiptarë.”

 

Basha u ka shpjeguar të rinjve se prioritet i PD, është hapja e vendeve të reja të punës.

 

“Prioriteti numër 1 i qeverisë së ardhshme do të jetë punësimi e në veçanti, punësimi i rinisë. Kur thua prioriteti i qeverisë, kini parasysh financimin. Prioritet nuk do të thotë të marrësh tribunën e të flasësh me orë të tëra, apo të gdhihesh e të ngrysesh në Instagram. Prioritet do të thotë të dedikosh fonde, t’ju tregosh investitorëve që je serioz, do të thotë të dedikosh fonde për uljen e taksave dhe për financimin e arsimit profesional dhe kjo do të jetë një nga fushat ku ne nuk do të rreshtim asnjë përpjekje dhe padiskutim përfitimin e kësaj do ta ndjejnë të gjithë, në veçanti do t’i ndjejë rinia.”

 

Sipas liderit të opozitës Basha, në 7 vite qeveria Rama dështoi t’u garantojë të rinjve një arsim cilësor dhe financimi për këtë sektor nuk është as në nivelet e vendeve të rajonit.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Basha Dështim pandemi PD qeveria

Nga e njëjta kategori

“EU4Municipalities II”, Rama: Mbështetje e BE për modernizimin e pushtetit vendor në Shqipëri

më shumë...

Raporti i Komisionit Europian, Rama: Negociatat kanë avancuar, Shqipëria gati të hyjë në fazën e mbylljes së kapitujve!

më shumë...

Putin: Lufta po i afrohet fundit! I gatshëm të takohem me Zelenskyn jashtë Rusisë

më shumë...

Parashikimi i motit për sot, sa do të arrijnë temperaturat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:53

“EU4Municipalities II”, Rama: Mbështetje e BE për...

9:39

Raporti i Komisionit Europian, Rama: Negociatat kanë...

9:22

6 përfitime shëndetësore të lëngjeve nga fruta-perimet...

9:08

Putin: Lufta po i afrohet fundit! I...

8:45

Vijon konflikti Hezbollah-Izrael, nëntë të vrarë nga...

8:42

Parashikimi i motit për sot, sa do...

8:20

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Maj...

10:58

Mijëra nxënës shkollash në Gjermani protestojnë kundër...

10:31

Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran

10:01

Uashingtoni pret përgjigjen e Iranit ndaj propozimit...

9:44

Koncerti që i kushtohet kompozitorit Morricone mbahet...

9:23

Arrinte vlerën e 800 milionë eurove, publikohen...

8:54

6 ushqimet që nuk duhen ruajtur kurrë...

8:43

Kryeministri britanik, Keir Starmer nën presion pas...

8:00

Nis qeverisja e Magyar në Hungari, betohet...

7:38

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të...

7:13

Në kërkim prej 3 vitesh për përfshirje...

6:35

“Muaji Prill shënon rekord pozitiv për turizmin...

6:08

Sekuestrohet në Greqi një anije misterioze me...

5:40

“I plagosur, por vendimtar”, CIA: Khamenei udhëheq...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • “Nuk dua të martohem më”, Zhaku: Ditën e dasmës u vesha me t...
  • I lidhur me Vanesën, por plane për të ardhmen më një tjetër...
  • Largimi i Gresës nga Ferma VIP, deklarata e papritur e menax...
  • Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.