E premte, 25 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha: Pushteti i Ramës u sigurua nga kriminelët

Kreu i PD, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se është i përfshirë në pastrimin e parave të pista.

 

Sipas Bashës, pergjimet e fundit te prokurorise tregojne se kjo qeveri ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura nëpërmjet përdorimit të bandave kriminale në disa qytete.

 

Reklamë

Ai shtoi se vjedhja e votave gjatë zgjedhjeve të kaluara i ka siguruar Ramës 10 deri në 15 deputetë.

 

Basha tha se Rrahman Rraja dhe djali i tij por edhe grupi i Avdylajve ne Shijak kane vjedhur vota per ti sherbuyer Vangjush Dakos. Drejtuesi i selise blu tha se djali i Rrahman Rrajes ishte proceduar per presione ndaj votuesve gjate zgjedhjeve por hetimet ishin mbyllur. Ai pyeti gjithashtu se perse nuk arrestohet Vangjush Dako persa kohe emri i tij ne pergjimet e grupeve te droges?

 

Basha u shpreh gjithashtu se të njëjtën gjë, duke vjedhur vota e ka bërë dhe Elvis Roshi në Kavajë si dhe kryebashkiaku u Elbasanit, Qazim Sejdini së bashku me Taulant Ballën.

 

Lideri i opozites thote se vjedhja e votave ne qarkun e Lezhes nga Arben Ndoka dhe familjaret e tij del edhe ne pergjimet e fundit ne kuader te operacionit “Vol-Vo4”.

 

Sipas Bashës në fushatën e 2013, PS futi në listë kriminelët, por në 2017 për shkak të ligjit të dekriminalzimit, krimi futi në Parlament njerëzit e afërt.

 

Kreu demokrat theksoi gjithashtu se kryeministrin Rama në momentin që vendosi të bashkëpunonte me krimin, vendosi t’i jepte fund  qeverisjes në vend.

 

Ai shtoi se edhe mbjellja dhe trafiku i droges ne vend u lejua me dijenine e Rames dhe me mbrojtjen e policise dhe qeverise.

 

Pushteti i siguruar nga krimi shpjegon sjelljen e Edi Ramës:brutal, dhe arrogant me qytetarët e thjeshtë dhe justifikues, mbrojtës dhe mbështetës i kriminelëve dhe politikanëve të lidhur me krimin.Edhe një herë sot Elbasani sundohet nga grupet kriminale, Vlora sundohet nga grupet kriminale, Shkodra po ashtu, e gjithë zona nga Tiranë në Shkodër përfshi Krujën, Laçin, Lezhën po ashtu.Tirana është nën sundimin e krimit dhe të drogës: mjafton të dilni në mbrëmje në lokalet e bllokut apo në trotuaret nga zona tek Blloku deri tek Rruga e Elbasanit dhe do të shikoni se kudo ka shpërndarje dhe konsum droge dhe banditë të armatosur që argëtohen.Aksionet e fundit janë aksione fasadë të llogaritura sa për të bërë zhurmë pa prekur krimin. Edhe këta që janë arrestuar do të lirohen apo lehtësohen ngadalë. Edi Rama nuk do të shkëputet dot nga krimi, sepse lidhja e tij me krimin është burimi i pushtetit të tij.Kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin. Dhe kush kishte pak dyshim, tani eshte i qarte se si bashkvepron Edi Rama me krimin per te blere vota. Krimi i siguron votat Rames dhe Rama i jep paprekshmeri krimit ne trafiqe dhe duke ju pastruar parate e pista ne ndertime, investime etj.Në Shqipëri nuk do ketë luftë kundër krimit dhe drejtësi nëse nuk do të dënohen krimet elektorale të Edi Ramës.Kjo gjendje është provë e domosdoshmërisë të ndarjes së politikës nga krimi dhe dekriminalizimit të zgjedhjeve: të cilat janë prioritete absolute të Partisë Demokratike.Keto dy nisma duhen bere pa humbur kohe per ti dhene mundesi qytetareve te vendosin me vote te lire dhe te ndershme per qeverine qe duan.

Në momentin që Edi Rama vendosi të bashkëpunojë me krimin për të fituar zgjedhjet, në Shqipëri mori fund çdo lloj procesi politik. Mori fund cdo lloj mundësie që të qeverisej për popullin dhe në emër të popullit.Ky është realiteti dramatik ku jemi sot: pushteti i Ramës është pushtet i kriminelëve, nga kriminelët, për kriminelët.

Pushteti i siguruar nga kriminelët shpjegon:

1) Pse Edi Rama lejoi kultivimin dhe trafikimin masiv të drogës, madje nën mbrojtjen direkte të policisë dhe qeverisë;

2) Pushteti i siguruar nga kriminelët shpjegon se pse Edi Rama liroi nga burgu dhe ju dha pafajësi bandave nga Hakmarrja për Drejetësi tek Indrit Taullai dhe Lul Berisha; pse Edi Rama nuk e luftoi asnjëherë krimin;

3) Pushteti i siguruar nga kriminelët shpjegon pse bëri që Shqipëria të kthehet në strehë të sigurtë për të gjithë kriminelët shqiptarë të përfshirë në trafikun e drogës në Evropë dhe në Botë.

4) Pushteti i siguruar nga kriminelët shpjegon pse sot Edi Rama është përfshirë në operacione gjigande të pastrimit të parave nga ndërtimet masive në bregdet e në qendër të Tiranës, te aferat korruptive të pastrimit të parave me inceneratorët, PPP e deri te grabitja e dhunshme e Teatrit Kombëtar për ta shndërruar në kulla dhe pastrim parash.

5) Pushteti i siguruar nga kriminelët shpjegon kapjen e drejtësisë nga Edi Rama,

6) Pushteti i siguruar nga kriminelët shpjegon emërimin e prokurores politike Arta Marku dhe përdorimin e saj për të mbrojtur të gjithë politikanët e lidhur me krimin, duke larguar të gjithë prokurorët që po i  hetonin dhe duke i kaluar hetimet tek shërbëtorë të bindur të pushtetit.

Sot një gazetar dhe një deputet i opozitës janë nën hetim sepse kanë denoncuar një kriminel; kryetari i opozitës thirret në prokurori se ka denoncuar një kriminel në Fushë Krujë, dhe thirret sërish në prokurori se ka nxjerrë sekretin që Taulant Balla është garant politik i pastrimit të parave.

Kush nuk është sot nën hetim: Vangjush Dako, Taulant Balla, Qazim Sejdini, Ervis Çyrbja, Damian Gjiknuri dhe të tjerë poilitikanë të lidhur me krimin

Pushteti i siguruar nga krimi shpjegon sjelljen e Edi Ramës:brutal, dhe arrogant me qytetarët e thjeshtë dhe justifikues, mbrojtës dhe mbështetës i kriminelëve dhe politikanëve të lidhur me krimin.

 

Më shumë video

Reklamë