E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:59 Në vijim ora 01:59: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Punësimi, objektiv kryesor i Partisë Demokratike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me qytetarët e kryeqytetit, është shprehur se ka ardhur koha që të gjithë të dalin në shesh në protestën e 16 shkurtit.

 

Krye demokrat në këtë takim ka bashkëbiseduar me një sipërmarrës në fushën e “call center”, të cilit i premtoi se PD-ja do të ndjekë politika lehtësuese për bizneset.

 

Reklamë

“Do të keni taksë të sheshtë 9%, tatimi i fitimit dhe taksa e kontriburit shoqëror që do të jetë 9% punëdhënësi, 9% punëmarrësi. E dyta, është ulja me 300 lek e çmimit të karburantit që vetëm për rrugë nuk shkon. Do të rivendosim fashën për shpenzimin e energjisë. Për biznesin riprodhues ulet me 30-40% të çmimin të energjisë, për biznesin e vogël 20% dhe për konsumatorët.Janë tre shtrëngesa shumë të mëdha që po i merr buxheti i shtetit por që nuk po kthehet në investime. Këto janë gosti për 5 oligarkë. Oferta jonë është kjo: Qeveria ka marrë paratë për oligarkët, ne do ia marrim oligarkëve dhe do ia kthejmë ekonomisë dhe njerëzve. Prioritet është punësimi si politikë e parë dhe objektiv i parë i Partisë Demokratike.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë