Subscribe

Kryedemokrati Lulzim Basha nënjë konferencë për mediat paralajmëroi se mazhoranca në pushtet po përgatit një skenar për të bllokuar Reformën në Drejtësi edhe SPAK.

Ai theksoi se ka informacione që zyrtarë të lartë të PS po hartojnë një skenar për të kapur SPAK-un dhe për ta bllokuar atë, duke ndjekur shembullin rumun.

Sipas tij nëse ky informacion nuk është i saktë mazhoranca ta përgënjeshtrojë, por nëse ndodh kështu PD-në do ta ketë 100% në bllok për ta kundërshtuar.

Ka tentativa nga PS dhe Rama duke ndjekur shkollën më të keqe të paraardhësve të tyre rumunë për t’i prerë krahët Reformës në Drejtësi dhe SPAK. Tani që SPAK po godet qeveria ka nxjerrë nga sirtarët një qasje për të kontrolluar dhe goditur SPAK-un, përmes një komisioni të ashtuquajtur për të drejtat e njeriut. Natyrisht shpresoj që ky informacion të jetë i gabuar, pres një reagim. Por nëse ky informacion është i saktë dua të siguroj ata se PD-në do ta kenë 100% në bllok kundër një iniciativetë tillë. PD i jep mbështetje pa kushte SPAK-ut, pasi është shansi i vetëm për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, pasi është i vetmi kusht për futjen e Shqipërisë në BE. Nëse një manovër e tillë po mendohet në PS për të bllokuar SPAK, do të hasin në kundërshtimin e hapur të PD-së”, tha Basha.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *