Basha-protestuesve: Mos prekni policët

Në fjalën e mbajtur para protestuesve, kreu demokrat, Lulzim Basha u kërkoi atyre që të mos ndërmarrin asnjë veprim ndaj uniformave blu.
Basha duke e cilësuar si të ligjshëm zëmërimin e protestuesve, deklaroi se vetëm kryeministri Rama lutet për dhunë në mënyrë që sipas tij, t’i shëptojë gjykimit të popullit.
“Vëllezër dhe motra, ju bëj thirrje: mos ndërmerrni asnjë veprim që dëmton protestuesit apo vëllezërit tanë në uniformë. Zemërimi juaj është I ligjshëm, por ka vetëm një njeri që do dhunë, ka vetëm një njeri që lutet për dhunë, dhe ky është njeriu që do t’I shpëtojë gjykimit të popullit, do ti shpëtojë gjykimit të Evropës. Ky është Edi Rama dhe banda e tij. Nuk do ti shpëtojë, gjykimi I Evropës po vjen, gjykimi I popullit ëshë I pashmangshëm.




