Në përfundim të mbledhjes me Kolegjin e Kryetareve të opozitës, Lulzim Basha konfirmoi se protestat e opozitës do të vazhdojnë, madje sipas tij do të fuqizohën ditë për ditë.

Kryetari i PD shtoi se protestat janë mjeti më i fuqishëm për të realizuar ate që Basha e quajti ëndërra e çdo shqiptari, zgjedhje të lira e të ndërshme dhe një qeveri për popullin.

 

“Do t’ju informojmë për çdo datë dhe për çdo zhvillim. Vendimi I kryesisë është në fuqi, këto janë takime organizative. Protestat do të vazhdojnë dhe do të fuqizohen nga dita në ditë, nga java në javë, deri sa të realizojmë atë që do çdo shqiptar. Zgjedhje të lira e të ndershme, një qeveri nga populli, për popullin dhe të popullit”

 

Ndonëse konfirmoi vijimin e protestave, Basha nuk dha një datë se kur do të jetë e radhës, edhe pse nuk perjashtohet mundësia që të ketë një tjeterf proteste ditën e enjte para parlamentit, ku do të ketë seancë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *