Kryesia e Partisë Demokratike ka përjashtuar Myslym Murrizin, deputetin qe refuzoi të dorëzojë mandantin pavarësisht vendimit të partisë. Ndërsa ne lidhje me vazhdimin e aksionit opozitar kryesia vendosi zhvillimin e protestave ne te gjjthe vendin

 

“Është marrë një vendim i rëndësishëm për ngritjen e shtabeve politike dhe organizative, në nivel qendror dhe lokal, të cilat, në bashkëpunim me partitë e tjera të opozitës së bashkuar, do të bëjnë të mundur përparimin me këtë kalendar pune, dhe organizimin e protestave të fuqishme mbarëpopullore në të gjithë territorin e vendit”. 

 

Paralelisht PD-në do të punojë edhe per zgjedhjet

 

“Janë marrë edhe vendime të tjera që kanë të bëjnë me fuqizimin e organizimit të Partisë Demokratike, në funksion edhe të synimit tonë, zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe paraqitjes me kandidaturat më të denja të Partisë Demokratike në këto zgjedhje, natyrisht edhe në zgjedhjet e tjera vendore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *