E premte, 18 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha: Protesta ishte referendumi i shqiptarëve për “Republikën e Re”

Për të treguar se protesta e opozitës do të ishte paqësore, Lulzim Basha iu drejtua tubimit i shoqëruar me dy vajzat dhe bashkëshorten.

 

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kishin mbërritur demokratë nga thuajse të gjitha qytetet. Në ditën 85 të protestës maratonë të opozitës, ishin edhe Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu, qëndrimet e të cilave kanë qenë kritike ndaj politikës së ndjekur nga Basha.

 

Manifestimi, ishte konceptuar si një trubinë nga e cila përfaqësues të moshave të ndryshme dhanë mesazhet se përse i bashkohen opozitës, arsyet se përse mbështesin idenë për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe themelimin e Republikës së Re.

 

E pas rrëzimit të qeverisë së korruptuar, tha Lulzim Basha, opozita do të ndërtojë Republikën e Re. Ai theksoi se beteja e nisur 3 muaj më parë, do të vazhdojë për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Lulzim Basha tha se protesta nuk do të ndalet, pasi opozita nuk do të braktisë qëllimin e saj për demokraci funksionale.

 

Pritshmëria e liderëve demokratë për këtë protestë ishte e madhe. Madje Basha dhe paraardhësi i tij Berisha, e dhanë edhe numrin e pjesëmarrësve. Pas rreth 1 orë e gjysmë protestë, qytetarët e thirrur nga opozita u shpërndanë. Por çadra qëndroi, si simboli i vazhdimësisë së betejës politike të opozitës për rrëzimin e qeverisë “Rama”.

 

Fjalen e plotë te kryedemokratit mund ta ndiqni ne videon e meposhtme.

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video