Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duke folur të henën në mbrëmje  nga “Çadra e Lirisë”, në prani të anëtarëve te shoqërisë civile, deklaroi se prokuroria duhet të nise hetimin për mbetjet e rrezikshme që mund të jenë futur në Shqipëri në mënyrë të fshehte.

 

Kryetari i PD-së Basha, u shpreh se, kjo është nata e 17-të e maratonës së lirisë në betejën për zgjedhje të lira dhe të ndershme,  duke cilesuar mirënjohjen për luftëtarët e demokracisë dhe shqiptarët që i janë bashkuar kauzës së republikës së re,  si dhe falenderoi shqiptarët në Belgjikë që ju bashkuan sot kauzës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 

“Kjo qeveri theu premtimin për mbetjet, por se shpejti do të ballafaqohemi me republikën e re. Sot shoqëria civile eshte me ne,  sepse katër vite më parë ajo mbështeti Ramën për pezullimin e ligjit të mbetjeve, por ai pasi erdhi në pushtet e theu premtimin. Ky akt është një pabësi, një shkelje flagrate e ligjit dhe ky kryeministër nuk mund të konsiderohet legjitim”, tha Basha.

 

Basha tha se, 130 kontenierë me dhjetëra mijëra tonë mbetje të rrezikshme mund të kenë hyre në Shqipëri, kundra ligjit dhe që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. “Rama duhet të përgjigjet një orë e më parë nëse ka futur këto konteniere në vendin tonë. I kërkojmë prokurorisë,  të nise hetimin për këtë skandal që ka të bëjë me shëndetin e qytetarëve”, theksoi Basha.

 

Basha duke foluar për Vetingun u shpreh se menjëherë sa të marrim detyrën do të bëjmë vetingun e vertetë. “Ne nuk do të pranojmë shartimin e drejtësisë me krimin. Prandaj është ekzistenciale dhe jetike mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *