Vendimin e prokurorisë për të pushuar akuzën e pastrimit të parave dhe dërgimin në gjyq vetëm për falsifikim kryedemokrati Lulzim Basha e konsideroi fitore. Pas takimit me të rinjtë e Krujës kreu i PD-se tha se tashmë genjeshtra është ccmontuar.

 

“Prandaj, e vetmja gjë që mund të them sot është se 90% e gënjeshtrës sot është çmontuar para gjithë shqiptarëve. Prokuroria është detyruar të pranojë gënjeshtrat, të cilat i fabrikoi për shkak të presionit politik të Edi Ramës dhe atë 10%, me të cilën ka çuar dosjen në Gjykatë, do të çmontojmë në gjykatë.”

 

Sipas Bashës edhe akuza tjetër do të rrezohet në gjykatë, pasi gjithccka është sajuar nga kryeministri. Sa i takon akuzave për lobim me para ruse Basha i shpreh se shqiptaret tashmë e kanë të qartë se kush mban lidhje me Moskën.

 

Vetëm përmes të vërtetës. Ky është minimumi, na akuzuan për agjentë rusë, na akuzuan për pastrim parash, na akuzuan për gjithçka që u duhej. Për çdo skandal që u plaste nxirrnin nga një akuzë. Pra, e vetmja gjë që na solli deri këtu është qëndresa për të vërtetën dhe e vërteta do të çmontojë plotësisht edhe këtë 10% që ka mbetur. 90% ka rënë edhe 10% do ta çmontojmë në gjykatë. Lidhjet me rusët i ka vëllai i Presidentit më të dashur të Putinit në Ballkan. Këtë gjeagjëzë zbërthejeni vetë se besoj i keni informacionet se kush është.”

 

Me heret Partia Demokratike nëpërmjet një deklaratë të shpërndare për mediat tha se megjithese prokuroria u perdor nga Rama akuzat u rrëzuan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *