Subscribe

Pasi u takua me fermerët në Kukës, lideri i opozitës arriti në përfundimin se atyre u mungon mbështetja e qeverisë. Lulzim Basha tha në “Facebook” se atyre po u kalbet prodhimi sepse nuk kanë treg ku ta shesin. Akuzat ndaj qeverisë nuk munguan, e cila sipas Bashës, duhet të kishte shpërndarë sërish nidhma për biznesin dhe qytetarët.

 

“Bujqësia shqiptare është në krizë të thellë, fermerët nuk po marrin subvencione nga qeveria, produktet po u kalben pa u shitur. Kosova dhe Maqedonia japin 100 milionë euro subvencione për bujqësinë çdo vit. Edhe në këtë pandemi të COVID-19, Shqipëria ka ofruar paketën më të vogël të ndihmës në Ballkan. Vendet e rajonit po shpërndajnë paketën e katërt të ndihmës për biznesin dhe qytetarët, ndërsa qeveria e Edi Ramës nuk ka dhënë asnjë qindarkë që prej muajit maj. Prodhuesit e patateve dhe blegtorët e Shishtavecit dhe Novosejt vuajnë pasojat e politikave të mbrapshta ekonomike të Edi Ramës në 7 vite. Ato kanë rrënuar prodhimin vendas dhe kanë favorizuar padrejtësisht monopolet e importit të ushqimeve.”

 

Lulzim Basha tha se ka ardhur koha që Edi Rama të largohet dhe në pushtet të ngjitet opozita, e cila premton ndryshim për Shqipërinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *