Partia Demokratike përshëndet propozimin e Ilir Metës per qeveri teknike dhe zgjedhje te parakohshme pas miratimit te reformës ne drejtësi. Kreu i PD Lulzim Basha e quan domosdoshmëri nje qeveri qe do te përgatiste votime te lira e te ndershme per t’i dhëne zgjidhje krizës politike. Ne nje deklarate per mediat, Basha thekson se opozita ka vullnetin per te arritur kompromisin per reformën. Ekspertet e PD janë gati te ulen per te diskutuar nje variant përfundimtar. Nga ana tjetër, Basha thotë se mbështet dhe mirëpret propozimin e Metës per nje dialog shumëpalësh. Gjithperfshirja sipas liderit demokrat, ka zgjidhje. PD – shton Basha është e gatshme të marrë pjesë në këtë format takimi, të ekspozojë pa asnjë paragjykim apo prapamendim bazën ligjore të propozimeve të saj për Vetingun, të negociojë zgjidhje që mundësojnë plotësisht rolin më aktiv të ndërkombëtareve në përputhje te plote me rekomandimet e komisionit te Venecias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *