E premte, 6 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Video · Sport

Basha prezanton programin në Fier

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka prezantuar përpara qytetareve fierak programin me te cilin Partia Demokratike synon te zbusë varfërinë. Programi sipas Bashes, ka për qëllim kryesor marrjen e parave nga xhepat e oligarkëve dhe rikthimin e tyre tek qytetaret ne formën e investimeve.

“Çelësi i programit tonë, kyçi i ofertës së Partisë Demokratike për të nesërmen është ky: paratë që sot përfundojnë në xhepat e oligarkëve t’ia kthejmë qytetarëve përmes investimeve publike, infrastrukturë, në shëndetësi, në arsim, në kopshte, në çerdhe, në ujësjellës, në vaditje, në subvencionime për bujqësinë. Dhe nga ana tjetër të ulim taksat me qëllim që qytetarët të kenë më shumë lekë për të shpenzuar për veten e tyre dhe familjet e tyre”.

Edhe takimin me tregtarët kryedemokrati e shfrytëzoi per te akuzuar qeverinë dhe Koço Kokdhimen se po vjedhin paratë e qytetarëve.

“Këto janë faktet që Edi Rama duhet t’i njohë por refuzon t’i njohë sepse ai jeton brenda një flluske ku gjërat ecin gjithnjë e më mirë. Në fakt gjërat gjithnjë e më mirë ecin për Edi Ramën dhe për Koço Kokëdhimën dhe për një grusht oligarkësh të cilët duke marrë, shpërdoruar, vjedhur miliarda-miliarda lekë në vit nga paratë e taksapaguesve shqiptarë janë përgjegjës për faktin që sot ka më pak lekë, ka taksa më të larta, rroga më të ulëta dhe papunësi më të madhe”.

Reklamë

Varfëria dhe shkalla e larte e papunësisë ishin shqetësimet kryesore që banorët e Fierit i shprehen liderit te opozitës Lulzim Basha.

 

Më shumë video

Reklamë