Subscribe

Kreu demokrat Lulzim Basha ka prezantuar këtë të enjte në Pogradec alternativën e PD për arsimin dhe punësimin e të rinjëve.

 

Në një bashkëbisedim me të rinjtë e këtij qyteti, Basha tha se PD do të dyfishojë buxhetin e arsimit. Sipas Bashës plot 74 milionë dollar çdo vit gjatë qeverisjes së PD do të shkojnë vetëm për këtë sektor.

 

“Sot po ju deklaroj se prioriteti kombëtar i qeverisë së ardhshme të Partisë Demokratike do të jetë arsimi dhe në veçanti arsimi i lartë. Dhe kjo do të thotë, dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë. Plot 74 milionë dollarë më shumë, të cilat sot Edi Rama i shpenzon për të rindërtuar zyrat e tij, duke blerë objekte luksi, për të ndryshuar flotën e automjeteve të luksit, ku ulen qeveritarët, për të shkuar me 18 milionë dollarë në vit udhëtimet, hotelet, biletat. Të gjitha këto shpenzime, vjedhje do të marrin fund. 74 milionë dollarë në vit më shumë do të shkojnë për arsimin e lartë.”

 

Basha tha se të gjitha familjet e studentëve me të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muajdo të përfitojnë subvencion 100% të tarifës. Kurse ato me mbi 640 mijë do të paguajën gjysmën e tarifës.

 

“Gjysma e këtij fondi prej 74 milionë dollarësh do të shkojë drejtpërdrejt për të ndihmuar familjet që duan të çojnë fëmijët në universitet.  Do të dedikojmë gjysmën e kësaj shume për të paguar tarifën e çdo studenti dhe çdo studenteje që vjen nga familje me më pak se 640 mijë lek të vjetra në muaj. Nga statistikat zyrtare 90% e studentëve shqiptarë, 9 në 10 prej tyre, kanë më pak se 640 mijë lek të vjetra në muaj të ardhura. Të gjithë studentët që vijnë nga këto familje do të përfitojnë subvencion 100% të tarifës, që do të thotë, nuk do të paguajnë asgjë, as për tarifën e Bachelor, as për tarifën e Master në universitetet publike.”

 

Kreu demokrat u ndal edhe tek sektori I turizmit.

 

“Që turizmi shqiptar të rritet ka nevojë për personel të kualifikuar. Sot gjysma e tyre kanë ardhur, sepse e mësojnë zanatin në Greqi, apo në Itali. Po pse kështu do të vazhdojë turizmi shqiptar? Çoji të rinjtë në kurbet të mësojnë se si të bëjnë pizza dhe prit pastaj që të kthehen e të bëjnë pizza në Shqipëri?  Jo kështu nuk mund të vazhdohet. Ne do të financojmë kapacitete trajnuese për turizmin në vendin tonë. Që do të thotë, ne do të paguajmë për pedagogët më të mirë dhe do ta bëjmë anglishten gjuhë të detyrueshme në të gjitha degët të cilat kanë potencial zhvillimi, duke nisur me turizmin dhe do të bëjmë të mundur financimin që këtu në Pogradec të trajnohet jo vetëm rinia e Pogradecit dhe të shpalosë potencialin e turizmit në këtë zonë të mrekullueshme, por të vijnë të trajnohen edhe të tjerët”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *