E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha pret Albin Kurtin: Të mos cënohet integriteti territorial i Kosovës

Lulzim Basha priti në një takim kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti, të cilin e vlerësoi për qëndrimin ndaj kauzës së drejtë të studentëve e pedagogëve dhe protestës së tyre.

 

Kreu i PD dhe Kurti ndanë të njëjtin mendim mbi rëndësinë që ka dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, domosdoshmërinë e moscënimit të integritetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës dhe unitetin politik me të cilin Kosova duhet të përfaqësohet në këtë dialog.

 

Reklamë

Basha dhe lideri i Vetëvendosjes shprehën vendosmërinë për t’u qëndruar vlerave dhe standarteve perëndimore, si e vetmja garanci në mbrojtje të interesit më të mirë të Shqipërisë dhe Kosovës.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë