Subscribe

Lideri I opozitës Lulzim Basha takoi banoret e Paskuqanit per ti ftuar ata që të bëhen pjesë e protestës së 16 marsit .

 

Basha ka dëgjuar problemet e përditshme të qytetareve të kësaj zone, duke theksuar se protesta para kryeministrise eshte per ndryshimin e jetes se shqiptareve.

 

Basha u ka shpjeguar qytetareve se qeveria Rama është përgjegjese për kushtet  vështira të jetesës, duke theksuar se Partia Demokratike ka nje program për taksa të ulëta.

 

Ju jap fjalën se do të jem në krahun tuaj deri sa ta fitojmë këtë betejë. Na pret një qeveri me taksa të ulëta, me mundësi punësimi për të gjithë shqiptarët. Sepse Shqipëria i ka mundësitë të ulë taksat. Ne e kemi planin. Uljen e cmimit të naftës me 300 leke, uljën e taksës së biznesit të vogël 0.5% e xhiros në vit dhe asnjë taksë tjetër, as lokale as qëndrore. Të gjitha do të shkojnë për pushtetin lokal. Do ta heqim taksën e “Rrugës së Kombit”. Duhet larguar kjo qeveri. Kjo qeveri nuk e ka lidhur fatin me shqiptarët, por me kriminelët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *