Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar këtë të hënë një takim me bizneset në njësinë administrative nr. 1 në Tiranë, të cilët kanë ndarë shqetësimet që iu duhet të përballen çdo ditë.

Në një postim në “Facebook”, lideri demokrat shkruan se kriza ekonomike po thellohet çdo ditë dhe se në çdo takim dhe bashkëbisedim në qytete dhe zona rurale mbizotëron një gjendje e rëndë, pamundësi dhe pasiguri për mbijetesë që thellohen përditë.

“Banorë dhe sipërmarrës të vegjël në Njësinë Nr.1 në kryeqytet janë të frustruar nga rënia e fuqisë blerëse dhe konsumit, faturat e rritura të energjisë dhe ujit dhe presioni i përditshëm i inspektorëve që sillen si banda dhe jo si punonjës shtetërorë. Përballë kësaj Shqipërie reale të halleve dhe problemeve që janë shtuar prej dështimit të qeverisë vazhdon propaganda e shplarë dhe presioni i tatimorëve që u zhvat bizneseve dhe qindarkën e fundit. Paratë që duhet të shkonin për të nxitur konsumin, për të ndihmuar sipërmarrësit përfundojnë te 5 oligarkë përmes tenderave e PPP-ve korruptive.”

Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama me paaftësinë dhe arrogancën e tij i ka braktisur qytetarët dhe bizneset, duke i lënë pa mbështetje ekonomike, ndërsa shton se nuk heziton t’i zhvasë dhe përdorë në mënyrë korruptive taksat e qytetarëve.

“Kjo braktisje do të marrë fund. Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë në krah një qeveri që kujdeset për interesin dhe mirëqenien e tyre dhe jo për xhepat e një grushti oligarkësh. Biznesi i vogël është shtylla kurrizore e ekonomisë ndaj në planin tonë do të ketë një detyrim të vetëm, që do të jetë 0.5 % të xhiros vjetore. Çdo biznes do të ketë pullën tatimore dhe asnjë punonjës shteti qëndror apo bashkiak nuk do të lejohet të hyjë në biznes. Ne do ta heqim bandën e tatimorëve dhe inspektorëve nga qafa e biznesit. Ne do t’i rikthejmë qytetarëve paratë e zhvatura duke investuar gjithçka për një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme, për të stimuluar punësimin dhe rritur mirëqënien.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *