E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 35 minuta më parë
Politikë

Basha premton hyrjen në BE/ Rama: Përralla!

Për kryeministrin Edi Rama, premtimet e kryetarit të PD, Lulzim Basha për të futur Shqipërinë në BE janë të parealizueshme.

 

Në studion e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, Rama tregoi dy korsitë që të çojnë në Evropë.

 

Reklamë

“Patjetër mo patjetër, ai do ta çojë. Përsa i përket që Luli do të fusë Shqipërinë në BE, është një tjetër përrallë, siç janë të gjitha ato që ai premton. Për të hyrë në Evropë janë dy korsi: Njëra Shqipëria evropiane, tjetra Shqipëria që bën detyrat e shtëpisë. Detyrat e shtëpisë të Shqipërisë, ka një komision provimesh që i gjykon dhe vë notat. Ne do ta bëjmë Shqipërinë Evropë këtu. E ardhmja e Shqipërisë është në BE, kjo nuk diskutohet.”

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë