E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha premton: Heqim taksën e naftës, ulim çmimin e energjisë

Korça ishte ndalesa e radhës e kryetarit të partisë demokratike Lulzim Basha.

Ndërsa ftoi qytetarët në protestën e 16 marsit që në Tiranë, lideri i opozitës  premtoi heqjen e taksës mbi naftën si edhe uljen e çmimit të energjisë elektrike.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PARTISE DEMOKRATIKE

 

Ju të keni në dorë qeverisjen dhe qeveria të kujdeset për interesin e njerëzve. Kemi një qeveri që është shkëpur nga njerëzit. Nuk dëgjon njerëzit. Sa herë vij këtu, keq e më keq. Gjendja e biznesit ka ardhur duke u përkeqësuar. Do të heqim “Taksën Rama” mbi naftën me 300 lek që do të japë efekt të menjëhershëm tek biznesi dhe qytetarët. Çdo familje që ka një makinë dhe harxhon mesatarisht 100 litra naftë në muaj, kursen 30 mijë lek. Për biznesin e vogël, për një kamionçinë, kursimi shkon në 90 mijë lek në muaj, vetëm nga ulja e çmimit të naftës. Për biznesin e madh kursimi shkon deri në 700 mijë lekë të reja. Vetëm ulja e çmimit të naftës do të sjellë energji të reja në ekonomi. Do të ulë koston, do të rrisë fuqinë blerëse të qytetarëve do të rrisë xhiron dhe qarkullimin.

 

Për Bashën ndërtimi i TEC-it në Korcë është një aferë korruptive që ka marrë miratimin e ramës dhe ministrave të tij.

 

Ja ku është e vërteta. Edi Rama e ka firmosur dhe bën gjoja sikur tërhiqet. Nxjerr këto qoftet e qeverisë. Jo Blend Klosin e kryetarin e Bashkisë. Të gjithë janë brenda, janë pjesë e kësaj afere. Helmi mbi Korçën pasuron Edi Ramën. Shikojeni firmën e Edi Ramës, Niko Peleshit, Sotiraq Filo. Kjo është qeveri kriminale. Se për të pasuruar Edi Ramën dhe oligarkët e TEC-it, janë gati të helmojnë popullin e tyre. Këtë po bëjnë po në Elbasan, Tiranë, Fier, tani do ta bëjnë me TEC-in në Korçë. E ka kuptuar që populli po ngrihet, por ka filluar të hedhë hapa prapa si akrepi.

 

Gjatë qëndrimit në Korcë, Basha u takua edhe me studnetët dhe pedagogët e univerittetit.

Kryedemokrati u ka kërkuar të rinjve që të mos largohen nga Shqipëria, por të qëndrojnë dhe të jenë ata që të marrin në dorë fatin e vendit.

Më shumë video