Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur të premten me një takim me disa studentë. Në “Facebook” ai postoi një foto nga takimi, ndërsa u zotua se kur të vijë në qeveri do të bëjë ç’është e mundur që të rinjtë të mos largohen.
“Ne do të punojmë parreshtur që të rinjtë mos të largohen nga vendi, duke siguruar arsim dhe punësim dinjitoz për ta. Sot në mëngjes me disa nga të rinjtë që një javë më parë ju përgjigjën pyetjes time në Instagram se “ç’vendim do të merrnin nëse do të ishin për një ditë ministër i arsimit”. Frymëzim ta nisësh ditën me të rinj energjikë dhe plot ide për ta bërë Shqipërinë më të mirë.”




