Basha: Premtoi ulje taksa, por solli varfëri!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një videomesazhi ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa i ka numëruar premtimet e pa mbajtura.
Në reagimin e tij, Basha e etiketon Ramën si “Gënjeshtari Kronik”, ndërsa shkruan se premtoi mirëqeverisje e ulje taksash, por solli varfëri, korrupsion e rritje taksash.
“Gënjeshtari Kronik premtoi mirëqeverisje dhe ulje taksash por solli varfëri, korrupsion dhe rritje taksash rekord në 30 vite! Kush harron prapë e pëson! #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk”! Edi Rama është mashtrues.Ai nuk mbajti premtimet, me të cilat erdhi në pushtet. Rama 2013: Taksat patjetër do të ulen për 95% të shqiptarëve FAKT, taksat u rritën për 95 % të shqiptarëve. Paguajmë më shumë. 1.9 miliardë euro taksa. Premtimi RAMA: Do të heqim taksën 20% për bukën, do ta heqim taksën qumështin, do ta heqim taksën 20% për vezën, për miellin, për vajin, për sheqerin, dhe orizin” FAKT! Edi Rama mashtroi. Asnjë nga taksat e premtuara As nuk u ul, as nuk u hoq. Borxhi zyrtar u rrit nga 61% në 71%. 3.2 milairde euro ppp janë borxh i fshehur. Në 6 vjet, Edi Rama vodhi dhe shpërdoroi 4.6 miliardë euro ose Sa buxheti në 1 vit”.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/522326295223278/




