Basha pranon 13 tetorin, PD dhe aleatët do të regjistrohen në KQZ
Një ditë pasi presidenti i republikes Ilir Meta u bëri apel të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë dekretin për zhvillimin e zgjedhjeve në 13 tetor, opozita duket se ka vendosur të hedhë hapin e parë në mbeshtetje të këtij dekreti.
Vetë lideri i opozitës Lulzim Basha e ka cilësuar si datën e vetme kushtetuese 13 tetorin dhe në këtë frymë pritet që partitë e koalicionit opozitar të regjistrohen pranë KQZ si pjesmarrëse në zgjedhje.
Afati për regjistrimin sipas kodit zgjedhor skadon të henën e për këtë arsye pritet që këtë hap opozita ta hedhë këto ditë.
Nga ana tjetër pritet që kryetari i KQZ, Klement Zguri të thërrasë mbledhjen e KQZ në lidhje me dekretin e presidenti për 13 tetorin.




