Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, kauzën e opozitës e ka dërguar deri në PPE, ku duket se ka marrë dhe mbështetje Partia Popullore Europiane për vettingun në politikën shqiptare.

 

Basha ka thene se ka marrë mbështetje dhe vlerësim nga liderët e PPE për pastrimin e politikës nga krimi.

 

PPE, të gjitha partitë tona simotra këtu mbështesin vizionin tonë për integrimin në Europë, mbështesin kauzat tona per luftën kundër krimit të organizuar, pastrimin e politikës nga krimi, për luftën kundër korrupsionit e oligarkisë, dekriminalizimin e zgjedhjeve. Kandidatët tanë, njëri prej të cilëve do të jetë kandiati për Komisionin Europian, dhanë mesazhe të qarta se BE do të thotë në rradhë të parë një bashkim vlerash, shtet ligjor, luftë kundër krimit të organizuar, luftë kundër korrupsionit, liri e medias, respekt për lirinë dhe të drejtat e njeriut. Këto janë vlerat për të cilat qendrojmë dhe luftojmë së bashku në këte familje të madhe. Tani, pas këtij debati të jashtëzakonshëm midis dy kandidatëve do të nisem për në sallën ku do të kemi darkën e Samitit. Do të ritakohem me disa prej kolegëve, liderëve të PPE dhe kryeministrave. Presim kamcelaren Merkel, Presidentin aktual të Komisionit, Juncker, Presidentin e Këshillit Europian, Tusk, Presidentin e PE, Tajani, të cilin pata kënaqësinë ta takoj pak më parë dhe disa prej prej liderëve të qeverisë së BE dhe liderët e tjerë të së djathtës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *