Kryedemokrati Lulzim Basha, ka postuar një foto me kryeminsitrin e Kosovës Albin Kurti, menjëherë pas votimit të raportit të eurodeputetes Dora Bakoyanis në Këshillin e Europës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Basha shkruan se tashmë e gjithë energjia duhet fokusuar për në muajin maj për t’iu vënë vula përfundimtare anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.

Me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti duke ndarë gezimin e kësaj arritje të madhe për Kosovën. Tani e gjithë energjia tek hapi tjetër që uroj dhe shpresoj në maj t’i vendosë vulën përfundimtare anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës”, shkruan Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *