Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës shpreh zhgënjimin e saj lidhur me kërkesën e re të paraqitur nga lideri i opozitës Lulzim Basha, i cili ka vënë në rrezik miratimin e reformës. Në një komunikatë për mediat, selia diplomatike thekson se “Pas deklarimit per një pakt midis qeverisë dhe opozitës, kreu i opozitës Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme”. Sipas Ambasadës Amerikane “Ky zhvillim i fundit i detyron ata të arrijnë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë. Ne kete komunikatë, selia diplomatike amerikan thekson se paketa e reformës është gati dhe përmbush të gjitha standardet e komisionit të Venecias, SHBA dhe BE. Nëse z. Basha, thuhet ne dokument, nuk i përmbush dot premtimet e tij, qeveria e shteteve të bashkuara iu bën thirrje anëtarëve të parlamentit individualisht ta miratojnë këtë reformë më 21 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *