Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pak para se të futej në Parlament, dha një prononcim për mediat, ku theksoi se do të vijojë të punojë për një PD të bashkuar.

 

Basha u ndal edhe te dorëheqja e tij, për të cilin tha se një nga arsyet që ndërmori këtë akt ishte tejkalimi i interesave personale për t’i dhënë mundësi që të diskutojmë dhe vendosim pa qenë në presion.

 

“Ajo që dua të them është që unë po punoj e do punoj për një PD të bashkuar rreth vlerave që të jetë alternativë për njerëzit e që të jetë alternativë do të thotë të punojë për njerëzit të tejkalojë interesat personale për të cilat kam vendosur dhe të marr vendimin që jeni njohur të gjithë por jo të heqë dorë nga përgjegjësia ime ndaj demokratëve dhe shqiptarëve. PD duhet të kthehet në alternativë e shpresë për njerëzit. Unë do punoj përditë që PD të kthehet në alternative që s’mund të jetë në kundërthënie me aleatët tanë strategjikë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *