Kryetari PD, Lulzim Basha ka deklaruar mbrëmjen e kësaj të hënë nga Selia blu, se  përgatitet arrestimi i kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako në kuadër të hetimeve të dosjes 339/1.

 

Ndër të tjera në deklaratën për mediat lideri i opozitës nuk ka dhënë detaje në lidhje me informacionet që kishte por që ka theksuar se asgjë tashmë nuk do ta shpëtojë më Edi Ramën.

 

“Në Partinë Demokratike takimet janë intensive në funksion të aksionit opozitar. Dua të ndaj një paralajmërim për Ramën, asnjë përpjekje nuk do ta shpëtoja nga përgjegjësia ligjore dhe politike, është kapur duke vjedhur zgjedhjet. Në orët e fundit po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos, duhet të kishte ndodhur që kur dosja faktoi se është kapur në përgjigje. Mos arrestimi u bë me urdhër të Ramës, ai flijoi edhe Xhafën për këtë gjë. Ndaj arrestimi i Dakos duhet të ndodhë një orë e më parë, uroj që të ndodhë sonte, por nuk e shpëton Ramën, ai duhet të largohet kupa është mbushur.”

 

Gjithashtu kryedeemokrati ka thënë se fton ndërkombëtarët të mos gënjejnë më veten, se nuk është punë kokë Gjushësh apo Sejdinësh, pasi Edi Rama duhet të largohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *