E diel, 27 Shtator 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha: Po fshihen shifrat e vërteta të përhapjes së Covid, 6 ditë për të bërë testin

Lulzim Basha akuzoi institucionet shteterore se po fshehin shifrat e vërteta të përhapjes së Covid-19 në Shqiperi.

Kryedemokrati shfrytëzoi një takim me gazetarët për të deklaruar se të infektuarit duhet të presin deri në 6 ditë për të bërë testin.

Sipas tij, numri I të infektuarve po mbahet artificialisht I ulët.

 

 

Statistikat zyrtare të viktimave të COVID, fshehin shifrat e vërteta.Mungesa e kapaciteteve testuese, të infektuarit duhet të presin deri në 6 ditë për të bërë testin.Kështu, numri i të infektuarve mbahet artificialisht i ulët dhe përmasa e sëmundjes mbahet e fshehtë.Kur u thuhet e vërteta, fshihen pas sakrificës së mjekëve për të mos u përballur me të vërtetën.Rama dhe Manastirliu po fshihen pas sakrificës së mjekëve.Shqipëria renditet e fundit në Europë për numrin e testimeve.

 

Numri i lartë i infeksioneve dhe viktimave është pasojë e dështimit të qëllimshëm të Ramës, shtoi mes te tjerash Lulzim Basha.

 

Me mosblerjen e tamponëve, me moshapjen e spitaleve, janë drejtpërdrejt personalisht përgjegjës për vdekjen e qytetarëve.Braktisja e vendit në këtë situatë është terrorizëm shtetëror. Të shtysh pafundësisht blerjen e tamponëve, të bësh zero ritestime është terrorizëm shtetëror.

 

 

Më shumë video