Nga Londra ku zhvilloi një takim me komunitetin shqiptarë në Britani, Lulzim Basha bëri thirrje për pjesmarrje maksimale në protesten e radhës që opozita do të ketë në 25 maj.

Ai shtoi pjesmarrja në proteste do të jetë vendimtarë për fitoren finale të demokratëve dhe fundin e Edi Ramës.

 

Nuk do të ketë më bir nëne të përsërisë për shqiptarët tragjedinë 50 vjeçare që i la 100 vjet pas, i izoloi dhe i ktheu në një rezervat në zemër të Europës. Një nga garancitë për këtë jeni edhe ju këtu, që i dini vlerat e Europës, siç i dinë edhe të afërkit tuaj në Tiranë. Ju ftoj të bëni gjithçka që ky aksion që sapo ka nisur të jetë sa më i madh, sa më i vendosur, sa më i fuqishëm, duke nisur me të shtunën e 25 Majit. Bjeruni telefonëve, mobilizoni njerëzit, nxirrini në protestë. U kërkoni që të jenë ata, nëse nuk keni mundësi të shkoni vetë. Sa më e madhe pjesëmarrja, sa më i madh bashkimi, aq më të numëriara do t’i ketë orët Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *