E premte, 18 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha përshëndet vendimin e qeverisë për anulimin e prokurimeve publike

Ilustrim · Vizion Plus

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha përsërit thirrjen e qeverisë për të plotësuar paketën e ndihmës ekonomike për situatën ndaj COVID-19.

 

Gjatë një video-konference, lideri i PD-së ka përshëndetur vendimin e qeverisë për anulimin e prokurimeve publike që nuk kanë lidhje me koronavirusin. Sipas tij, kjo ka qenë një kërkesë të cilën opozita e ka artikuluar prej kohësh, ndërsa e ka cilësuar një vendim të vonuar. Mes të tjerash, ai u shpreh se qeveria duhet të anulojë çdo koncension.

 

“Sot mësuam, nga APP se qeveria ka vendosur anulimin e prokurorimeve. Dua të uroj që ky lajm të jetë i vërtetë, ndonëse i vonuar më mirë vonë se sa kurrë. Dua t’i kërkoj që këtë njoftim të APP ta kthejë menjëherë një vendim të qartë e të prerë qeveritar. Duke e përshëndetur ndonëse të vonuar këtë vendim që nëse zbatohet sic është shpallur do i kursejë afro 200 milionë euro shqiptarëve, dua të kërkoj transparencë totale në zbatim të këtij vendimi. Opozita do monitorojë që ky vendim të zbatohet në atë mënyre që mos të ketë mundësi të abuzohet me paratë e shqiptarëve.”

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh