Basha: Përballje pa kthim me të gjitha format kundër juntës kriminale

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PD, Lulzim Basha pati një komunikim të shkurtër me gazetarët ku konfirmoi sic edhe pritej datën e protestës së radhës që do mbahet me 25 maj. Basha tha se është provuar përfshirja e Ramës në vjedhjen e votave ndërsa gjykatat janë asgjësuar dhe kryeoprokurorja e vendit është kapur.
Bild ka bërë një panoramë për narkoshtetin tonë por ka zbuluar diccka që organet ligjzbatuerse në Shqipëri, në dosjen 184 figuron vetë Rama duke u sigurruar për skenarin e vjedhjes së votave.
Basha shtoi më tej se Elisa Spiropali është pjesë e hetimeve për dosjen e Xibrakes. Pastaj kreu i PD rënditi edhe një herë me radhë akuzat për ish përfaqësues të mazhorancës te cilët sipas tij janë përfshirë në krime.
Nuk ka njeri që nuk e di që Edi Rama ka blerë votat. Këtë parlament e ka diktuar krimi. Jemi në kushtet e një grushti shteit. Edi Rama ka përcaktuar një kur pëprlasje me popullin. Kjo duket qartë në listën e kriminelëve për bashkitë e vendit, të cilat kryesohen nga vrasës, përdhunues, shokës e Elvis Roshit. Në Dibër të dy janë përcaktuar nga Ymer Lala. I pari është pjesë e dosjes, i dyti ish-sekretar i PD në Dibër. Zgjedhje nuk do të ketë. Edhe formalisht vendi është me një regjistër të gjendjes civile të masakruar nga Rama dhe Lleshaj.Mbi 1 milionë shqiptarëve i kanë skaduar kartat e identitetit. Nw anwn tjetwr Vangjush Dako ikën nga gara dhe përcakton se kush do të garojë.
Lideri I opozitës tha se vendimi është marrë e së nuk do të ketë kthim pas në luftën, sipas tha Basha, kundër juntës kriminale në pushtet.
Pyetja është a do vazhdohet që grushti i shtetit të çohet deri në fund për të çinstaluar tiraninë e krimit. Vendimi unanim i opozitës është përballje metë gjitha format. Nga ky moment ne jemi dhe do të jemi bashkë më qytetarët në një përballje pa kthim me ushtarët e juntës kriminale. Skenari tjetër është që Shqipëria të bjerë si shtet i së drejtës. Ne këtë skenar nuk e pranojmë, Betejën do ta vazhdojmë kundër kësaj junte kriminale e cila do të asgjësojë të ardhmen e shqiptarëve”.




