Lideri i opozites, Lulzim Basha ka bere pergjegjes kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshem, Sander Lleshaj per vrasjen e 25-vjecarit ne oret e para te martes ne Tirane.
Nga Vlora, Basha ka deklaruar se shefi i qeverise duhet te kishte shkarkuar edhe ministrin edhe Drejtorin e Pergjithshem te Policise pas kesaj ngjarje te rende.
“Një brutalitet dhe përgjegjësit nuk janë thjesht ata që shkelën këmbëzën e armës mbi një të ri të pafajshëm, 20 metra nga dera e shtëpisë, por ata që kanë injektuar brutalitetin dhe ashpërsinë në çdo hallkë të qeverisjes. Kryeqeveritari, vartësi i tij që po të kishte pasur një fije dinjitet do të kishte dhënë dorëheqjen, apo po të kishte pasur një fije dhembshuri kryeministri, duhet ta kishte shkarkuar atë edhe drejtorin e përgjithshëm të policisë por nuk ka mundësi ta bëjë këtë, sepse frymëzuesi i këtij brutaliteti, kësaj arrogance, kësaj shpërfilljeje për dinjitetin, për jetën njerëzore, për jetën e të rinjve është vetë ai”, tha kreu i demokratëve.
Nje dite me pare, Basha vizitoi familjen e Klodian Rashes, 25-vjecarit qe u vra nga policia, per t’i shprehur ngushellimet per humbjen tragjike.





