Subscribe

Kryedemokrati Lulzim Basha vijon replikat në distancë me kryeministrin Edi Rama për menxhimin e pandemisë.

Përmes një postimi në “Tëitter”, lideri demokrat shkruan se Rama e ka mendjen tek sulmet politike në vend që të japë para për testimet, ilaçet dhe ata që s’kanë mundësi ekonomike. Për Bashën, përgjegjësi kryesor për mungesën e testimeve është Rama.

“Gjendja po përkeqësohet. Për shkak të Ramës, njerëzit presin me ditë për tu testuar, nuk kanë lekë për ilaçet e dergjen të sëmurë në shtëpi. Shëndeti dhe pamundësitë ekonomike janë shqetësimi i çdo shqiptari sot. Por në vend që të japë para për testimet, ilaçet dhe të pamundurit, Rama e ka mendjen tek sulmet politike, ndërkohë që vazhdon të paguajë miliona për inceneratorët dhe tenderat korruptivë. Edhe sa njerëz duhet të vdesin për fajin e Ramës???”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *