Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me padinë që Edi Rama ka ngritur ndaj gazetarit gjerman të Bild.

 

Përmes një deklarate për mediat kryedemokrati ka akuzuar kryeministrin se ka pajtuar një ndër avokatët më të shtrenjtë, i cili trajtonte ccështje të ndryshme të mbretërve dhe të biznesmenëve të ndryshme.

 

Pjesë e kësaj liste sipas Bashës është bërë edhe Edi Rama si personi më i pasur i Ballkanit, ku theksoi ndër të tjera se me parët e krimit dhe të korrupsionit ai ka vendosur që të padisë një gazetar perendimor që i nxori lidhjet e tij me krimin.

 

“Sot, Edi Rama shpalli se ka pajtuar një avokat gjerman kundër gazetarit Peter Tiede.  Është një nga avokatët më të shtrenjtë në Europë, që faturon të paktën 13 euro për minutë. Të gjithë klientët e këtij avokati janë multimilionerë dhe miliarderë dhe, mes tyre mbretër, dhe sulltanë. Nuk është e rastësishme që në këtë listë, tani, do të jetë edhe Edi Rama, një nga njerëzit më të pasur të Ballkanit. Padia që ka bërë mund të kushtojë qindra mijëra euro. Por Edi Rama nuk i asgjë as as milionat. Ai ka 21 vjet që vjedh dhe plaçkit gjithë Shqipërinë. Ka marrë 20-40 për qind për çdo leje ndërtimi që ka dhënë në Tiranë dhe gjashtë vitet e fundit në Shqipëri ka zhvatur qindra milionë euro. Por nuk ka asnjë dyshim se një nga përfituesit direkt të trafikut marramendës së drogës ka qenë Edi Rama. Me këtë para kriminale Edi Rama jeton në luks, i shkëputur nga realiteti. Etja e verbër për para dhe pushtet, e zhveshur nga çdo ndjesi njerëzore, e çuan Edi Ramën në krahët e krimit që në fillimet e karrierës së tij dhe, që atëhere, ka mbetur peng i krimit. Në emër të krimit, në emër të avdylajbe, lalave, dakovea, gjiknurëve, manjave, Edi Rama paska vendosur të padisë një gazetar perendimor që i nxori lidhjet e tij me krimin, duke paguar me paratë e korrupsionit! Është e njëjta mbrojtje që u ka bërë gjatë këtyre viteve Mark Frokut, Armando Prengës, Pjerin Ndreut, Artur Bushit, Elvis Roshit, Qazim Sejdinit, Saimir Sahirit, Damian Gjiknurit, Agron Xhafajt, rrajave, habiljave, shullazëve dhe trafikantëve të tjerë. Mbrojtje totale, pandëshkueshmëri absolute ndaj krimit dhe korrupsionit. Këtë e ka arritur duke shkatërruar shtetin ligjor dhe demokracinë. Duke kapur çdo pushtet.”

Basha na deklaratën e tij për mediat është shprehur se opozita nuk vjen ne pushtet me dhune por duke rrezuar regjimin kriminel te Edi Rames, me forcen e mendjeve dhe zemrave te shqiptareve te bashkuar.

 

“Edi Rama po kërkon të mbajë zgjedhje farsë, gjoja demokratike për të zgjatur jetën e regjimit të tij kriminal dhe autokratik, edhe për pak. Njësoj si më 1991, qytetarët ftohen të shkojnë në qendra votimi, të marrin një fletë votimi, në të cilën ka një emër dhe ta hedhin atë në një kuti, pa asnjë fshehtësi. Njësoj si atëherë, vota është shpallur plumb kundër armiqve të regjimit. Njësoj si atëherë, regjimi mundohet të shtypë pakënaqësinë e njerëzve. Ramiz Alia nuk e shpëtoi dot regjimin kriminal enverist. As Edi Rama nuk do ta shpëtojë dot regjimin e tij kriminal. Por fati i Edi Ramës duket se do të jetë më i keq se i Ramiz Alisë. Ramiz Alia i anulloi zgjedhjet e shkurtit 1991 për t’i hapur rrugë zgjedhjeve pluraliste. Edi Rama ka vendosur t’i bëjë zgjedhjet e tij njëpartiake. Ai ka javë të tëra që bredh nëpër Shqipëri, duke provokuar dhe nxitur përplasje shoqërore. Në të gjitha protestat e opozitës, ka futur provokatorë për të nxitur dhunë. Në të gjitha vizitat nëpër Shqipëri ka folur për të motivuar dhunë. Kulmin e arriti mëngjesin para se të nisej për në Shkodër, pak ditë më parë, kur vendosi ta provokojë Shkodrën, duke e kërcënuar se policia e tij do të bënte një tjetër 2 prill. Edhe arrestimet dhe dhuna ndaj përfaqësuesve të opozitës, kanë për qëllim nxitjen e dhunës.  Dhunën ka për qëllim e gjithë propaganda që bën me të huajt duke akuzuar opozitën për dhunë. Edi Rama është i mësuar me dhunën. Tani që ka dështuar me çdo gjë, tani që as nuk shtiret dot se mund të qeverisë, ai po kërkon ta mbajë pushtetin me të njëjtën mënyrë: me dhunë dhe në aleancë me krimin. Sepse ai e di se, vetëm, nëse ka dhunë, vetëm nëse ka përplasje civile, ai do t’i shpëtojë gjykimit për vjedhjet dhe keqqeverisjen, për drogën dhe mbrojtjen ndaj krimit. Por plani i tij për dhunë ka dështuar. Shqiptarët e kanë kuptuar se dhuna i shërben Edi Ramës. Shqiptarët e dinë se përçarja është e keqja e të gjithëve. Opozita nuk vjen në pushtet me dhunë.Opozita do të vijë në pushtet, duke rrëzuar regjimin kriminal të Edi Ramës me forcën e mendjeve dhe zemrave të shqiptarëve të bashkuar kundër së keqes.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *